Zhvendosja prej 114 milionë euro e Parlamentit Europian, një ‘humbje parash’?
Shumica e kandidatëve të ardhshëm të Komisionit Europian mendojnë unanimisht se lëvizja e parlamentit nga Brukseli në Strasburg çdo muaj është një humbje parash. Zhvendosja e deputetëve dhe e stafit të tyre nga Belgjika në Francë kushton së paku 114 milionë euro në vit.
Trekëndëshi i vendeve të parlamentit Europian (Strasburgu, Brukseli dhe Luksemburgu), sipas ekspertëve, u formua për të balancuar BE-në e vogël dhe fillestare.
Krahas shpenzimeve të përftuara nga zhvendosja mujore, përfshihet dhe transporti për mijëra zyrtarë të parlamentit, grupe politike, asistentë parlamentarë dhe përkthyes të pavarur, si dhe transportohen me kamion midis vendeve të dokumenteve të ndryshme.
Në një rezolutë në seancën plenare gjatë muajit mars mbi buxhetin e PE-së, u vu në dukje impakti i rëndësishëm i mjedisor, konkretisht fakti se gjatë një viti emetohet 11-19 mijë ton dioksid karboni. Kjo është ekuivalenti i lëvizjes së 2-4 mijë automjeteve përgjatë një viti.
Shitja e ndërtesave të lira në Strasburgu, si pjesë e një veprimi, do të ekonomizonte të paktën 616 milion euro, rreth 113.8 euro në vit, sipas një auditi të realizuar në 2014 Gjykata Evropiane e Revizionit (ECA). Lëvizja e zyrave nga qyteti i Luksemburgut në Bruksel, sipas tyre, do të kursente 13.4 milionë euro në vit, por është udhëtimi mes Strasburgut dhe Brukselit që ka ngjallur kritikat më të ashpra mbi efikasitetin. Udhëtimi ndërmjet Brukselit dhe Strasburgut 12 herë në vit shihet si joefikas, një përfaqësim tipik i shpërdorimit europian.
Buxhetet e Parlamentit Europian për 2019 dhe 2020 e kanë pranuar problemin, por ekspertët nuk presin ndonjë ndryshim në horizont.
Burimi: Euronews
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.