Zhvillime të forta në Rusi! Jep dorëheqjen kryeministri Medvedev. BBC: Do bëhet zv.kryetar i Këshillit të Sigurisë. Putin planifikon të ardhmen
Qeveria ruse ka dhënë dorëheqjen, disa orë pasi presidenti Vladimir Putin propozoi ndryshime kushtetuese që mund të zgjasin kohën e qendrimit të tij në pushtet. Kryeministri Dmitry Medvedev tha se propozimet e presidentit do të ndryshojnë në mënyrë domethënëse balancën e pushtetit në Rusi.
Putin i ka kërkuar atij që të bëhet nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ky vendim vjen në një kohë kur Putinit i duhen edhe 4 vite që të përfundojë mandatin e katërt.
Kushtetuta aktuale nuk e mundëson një mandat tjetër për të dhe lideri rus tha në një fjalimin në të dy dhomat e parlamentit se do të ketë një votim kombëtar për ndryshimet që mund të kalojnë pushtetin nga presidenca në parlament.
Dorëheqja e qeverisë erdhi surprizë. Medvedev ka qenë kryeministër për shumë vite. Ai ka shërbyer më herët si president nga 2008-2012 duke ndërruar rolet me Putinin.
Rusia u lejon presidentëve që të shërbejnë vetëm për dy mandate radhazi.
Marrë me shkurtime nga BBC/Përshtati në shqip:SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.