Zhvillimet e forta të shkëmbimeve tregtare Shqipëri-SHBA – Si ndryshuan shifrat në 2019?!
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe SHBA gjatë vitit 2019, kanë ndjekur një linjë të ndryshme për sa i përket importeve dhe eksporteve në raport me vitin 2018.
Sipas informacionit të publikuar gjatë vitit 2018 Shqipëria ka eksportuar 5 miliardë e 353 mijë lekë mallra drejt Amerikës duke pësuar një rënie drastike përgjatë 2019 më rreth 1 miliardë e gjysmë lekë mallra më pak. Vendi ynë ka eksportuar të mira materiale si ushqime, minerale, produkte kimike, materiale ndërtimi etj, me një vlerë prej 3 miliardë e 667 mijë lekë gjatë vitit 2019.
Ndërkaq sa i përket importeve kjo marrëdhënie tregtare ka ndjekur një linjë krejtësisht të kundërt duke regjistruar një rritje të konsiderueshme. Sipas INSTAT Shqipëria në vitin 2019 ka importuar nga SHBA mallra me një vlerë prej 12 miliardë e 330 mijë lekë, në raport me 9 miliardë e 176 mijë lekë të mira materiale të vitit 2018 me një rritje prej 3 miliardë e 154 mijë lekësh.
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.