Zhvillimi i bujqësisë dhe turizmit – Ekonomi: Ndryshimet në ligj, mbështetje për iniciativat nga projektet e IPARD
Sektori i Turizmi ashtu sikurse edhe ai bujqësor do të kënë lehtësira në mbështetjen me financime nëpërmjet bankave të nivelit të dytë dhe institucioneve jobankare mikrofinanciare. Ndryshimet në projektligjin e diskutuar në komisionin Paralmentar të veprimtarisë prodhuese, tregtisë dhe mjedisit “ Për ratifikimin e marrëveshjes për ndryshimin dhe rivendosjen e marrëveshjes për lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit dhe sektorit të turizmit, Berzh – Shqipëri” synojnë të përmirësojnë aksesin për financim në këto dy sektor.
Sipas Ministres së Bujqësisë, Milva Ekonomi, ndryshimet stimulojnë zhvillimin e të dy sektorëve dhe i jep mbështetje iniciativave që vijnë nga projektet e IPARD. Ekonomi u ndal në ndryshimet kryesore të projektligjit.
Marrëveshja parashikon lehtësimin e agrobizneseve shqiptare apo bizneseve në fushën e turizmit për zhvillimin e mëtetjshëm të dy sektorëve, të cilët konsiderohen si prioritete strategjike për zhvillimin e vendit.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.