Zhvillimi i bujqësisë – Ruçi: Parlamente rurale rajonale. Peleshi: Sfidë, thithja e fondeve
Pas zhvillimit të punimeve të parlamentit të parë rural do të krijohen parlamentet rurale rajonale, çka do të krijojë një dinamikë të re të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit”. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi gjatë sesionit përmbyllës të këtij aktiviteti, që u zhvillua në sallën e seancave plenare.
Pas zhvillimit të punimeve të parlamentit të parë rural do të krijohen 4 parlamente rurale rajonale, çka do të krijojë një dinamikë të re të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit”. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi gjatë sesionit përmbyllës të këtij aktiviteti, që u zhvillua në sallën e seancave plenare.
Ndërkaq, sipas ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi vendi ynë deri më sot nuk ka shfrytëzuar potencialet për zhvillimin e bujqësisë, ndërkohë që një prej sfidave më të mëdha në këto 4 vite do të jetë përthithja e fondeve të Bashkimit Evropian, që kapin vlerën e 93 milion eurove.
Qëllimi i Parlamentit të Parë Rural është përshpejtimi i axhendës rurale në vendin tonë, ndërsa është instrumenti përmes të cilit partnerët e kësaj nisme kërkojnë të influencojnë politikat e zhvillimit rural, me qëllim përshpejtimin e proceseve reformuese në zhvillimin rural të vendit, në përafrim me politikën e BE-së të Zhvillimit Lokal. Ai zhvilloi punimet nga data 28-30 shtator, ndërsa bëri bashkë 300 pjesëmarrës nga vendi e bota.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.