Zhvillimi i Parkut Kombëtar, Prespë – Banka Gjermane, fond prej 3.5 mln euro për projektin
3.5 milion euro është fondi i vënë në dispozicion nga Banka Gjermane për Zhvillim, për zbatimin e projektit të rehabilitimit të Prespës. Ky projekt është një iniciativë e AKZM dhe synon zhvillimin e agroturizmit në zonë, si dhe rritjen e të ardhurave për banorët. Sipas kreut të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, po synohet nga njëra anë zhvillimi ekonomik i zonës dhe nga ana tjetër ndërgjegjësimi i komunitetit për mbrojtjen e biodiversitetit.
Ndërsa për përfaqësuesen e bankës Gjermane për zhvillim Constanze Schaaff mbështetja për projekte të tilla do të vazhdojë.
Projekti për zhvillimin e parkut kombëtar të Prespës, faza e dytë, pritet të përfundoj në vitin 2021.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.