Zhvillimi i qyteteve – Komiteti Europian i Rajoneve “zbarkon” në Tiranë
Për herë të parë Tirana kthehet në “shtëpinë pritëse” të Komitetit Europian të Rajoneve.
Ky komitet ka bërë bashkë krerët e bashkive të cilët do të ndajnë eksperiencat si dhe do të kryejnë binjakëzime për zhvillimin e mëtejshëm të qyteteve të tyre. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi e pranishme në këtë event u ndal tek rëndësia që ka integrimi europian i Shqipërisë pas plotësimit të 5 kritereve.
Gjë e cila do të bëhet e mundur edhe me rritjen e cilësisë së shërbimeve nga administrata drejt qytetarëve.
Për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj është e rëndësishme që nga ky moment e në vijim të investohet më shumë në implementimin e projekteve konkrete dhe jo në trajnime e seminare.
Për vitin 2019 buxheti për qeverisjen vendore është rreth 11% më i lartë se një vit më parë. Ndërkohë që nga donatorët dhe nga BE në vendin tonë është financuar projekti i “ujit24 orë” në rreth 30 milionë euro, si dhe nga programet IPA II deri në vitin 2020 do të përdoren më shumë se 600 milionë euro.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.