Zhvillimi i sektorit agropërpunues – Dhoma e Tregtisë drejton bizneset e reja nga kërkesat e tregut
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka zhvilluar takimin e dytë me partnerët në kuadër të Projektit Ekosistemi i Inovacionit Ndërrajonal, Balkan Med për Maturimin dhe Integrimin e Ideve Sipërmarrëse Inovatore në Sektorin Agroushqimor. Praktikat dhe eksperiencat e Greqisë , Qipros dhe Bullgarisë do të shërbejnë për të drejtuar politikat dhe projektet në vendin tonë nga bizneset e reja.
Sipas këshilltarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bashkim Sykja, pasi të merren praktikat më të mira të vendeve përkatëse do të punohet me bizneset për ti implementuar , në një kohë kur zhvillimi i vendit ka nevojë për ide novatore në sektorin e agropërpunimit.
Ky projekt do të realizohet edhe në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës si dhe me Fakultetin Ekonomik. Ndërkohë që bisedimet rreth projektit do të zhvillohen për dy ditë në datat 25- 26 qershor.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.