Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni – Kush do të jetë Presidenti i ri?
1.8 milionë qytetarë të Maqedonisë së Veriut do të votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, të dominuara nga një ndarje e thellë mbi ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut nën një marrëveshje me Greqinë.
Ndryshimi, të cilin Greqia kërkoi t’i japë fund atij që quhet pretendim territorial zgjidh një mosmarrëveshje të vjetër dhe hap dyert për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian.
Por, marrëveshja vazhdon të ndajë maqedonasit dhe ka eklipsuar të gjitha çështjet e tjera gjatë fushatës për zgjedhjet e së dielës, ku do të zgjedhin mes tre kandidatëve, Stevo Pendarovskin, Gordana Siljanovska-Davkova, Blerim Reka
Megjithatë, presidenca nuk ka autoritet të bllokojë ndryshimet kushtetuese që u miratuan më herët këtë vit nga një shumicë e dy të tretave të parlamentit për të mundësuar ndryshimin e emrit.
Ndërkohë, në Diasporë kanë të drejtë vote 1781 votues në 32 përfaqësi konsullore dhe diplomatike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.