‘Zhytet’ lira turke – Banka Qendrore synon rritjen e rezervave valutore
Liria turke arriti në 5 për qind kundrejt dollarit ditën e sotme pasi investitorët vazhduan shqetësimin rreth lëvizjeve të autoriteteve turke për të mbajtur likuiditetin e lire nga tregu i Londrës.
Banka qendrore ka bërë një serë lëvizjesh për të mbështetur lirën këtë javë duke rritur limitin e shitjes totale të letrave në 30 për qind nga 20 për qind për transaksionet e këmbimit që ende nuk janë maturuar. Banka rriti kufirin deri në 20 për qind gjatë ditës së hënë nga 10 për qind, një masë që synonte rritjen e rezervave valutore të bankës, e cila ra ndjeshëm dy javët e para të marsit.
Këto rënie kanë ngritur pyetje rreth bilancit të pagesave të Turqisë dhe aftësisë së vendit për kreditë e huaja. Një pyetje tjetër që ngrihet është si dhe prej kujt do të kërkonte rezerva emergjente nëse do të ishte e nevojshme. Lira u dobësua deri në 5.6465 kundrejt monedhës amerikane nga 5.33. Vitin e kaluar, lira u zhyt pothuajse 30 për qind kundrejt dollarit.
Kostoja e borxhit të Turqisë u rrit, me rendimentin në bondin 10-vjeçar të benchmark në 19.12 për qind nga 18.21 për qind të mërkurën. Ajo është rritur 2.5 pikë që nga fundi i javës së kaluar.
Indeksi kryesor i aksioneve të Stambollit, u dobësua më shumë se 12 për qind në javë dhe u rrit 0.75 për qind ditën e sotme. Kreu i shoqatës bankare turke tha se normat e shkëmbimit të lirës nuk u rritën për bankat që mbajnë likuiditet nga bankat e huaja.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.