Zjarret në stinën e verës – Emergjencat civile, thirrje komunitetit për kujdes maksimal
Me mbërritjen e sezonit veror, ka filluar problematika e shfaqjes së zjarreve në fondin pyjor por jo vetëm. Sipas Ministrisë së Brendshme, në qarkun e Fierit dhe Elbasanit janë shfaqur ditën e mërkurë dy vatra zjarri, të cilat kanë djegur sipërfaqe prej 2 ha me shkurre dhe ullishte.
Po ashtu në fshatin Anëbreg të Mallakastrës, si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe me 1 ha grurë si edhe 100 rrënjë ullinj, ndërkohë që zjarrfikëset sipas Ministrisë së Brendshme nuk kanë mundur do të shuajnë zjarrin për shkak të terrenit të thyer, i cili e bënte të pamundur ndërhyrjen në kohë. Ende nuk dihet nëse këto zjarre janë të qëllimshme apo jo.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile i bën thirrje komunitetit për kujdes maksimal duke vënë në dispozicion edhe numrat e emergjencës 112 dhe 129 për të njoftuar në rastet kur konstatohen zjarre.
Po ashtu emergjencat civile u kërkojnë institucioneve qendrore dhe vendore të bashkëpunojnë, ndërsa prefektët e qarqeve duhet të ngrenë shtabet e emergjencave për parandalimin e zjarreve në përmasa të papërballueshme.
Gjatë dy dekadave të fundit, dukuria e zjarreve në pyje është rritur në numër dhe gjithashtu në madhësinë e zonave të prekura.
Pyjet shqiptare preken nga zjarret në pyje veçanërisht në fund të pranverës dhe gjatë verës së nxehtë dhe të thatë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.