Zona ekonomike rajonale – Tregu zgjerohet me 20 mln konsumatorë për investitorët
Katër janë shtyllat në të cilat bazohet strategjia për krijimin e zonës ekonomike rajonale. Gjatë forumit për të ardhmen e zonës ekonomike rajonale janë prezantuar këto katër shtylla, të cilat i janë imponuar sipërmarrjes, pasi është kjo e fundit që do të ketë përfitime konkrete.
Kështu, për të gjithë investitorët potencialë do të ketë një zgjerim të tregut me rreth 20 milionë konsumatorë.
Koordinatorja Kombëtare e kësaj zone, Milena Harito, prezantoi katër shtyllat që kanë të bëjnë me investimet, lehtësimin e masave për tregtim, njohjen e diplomave për profesionet e lira si dhe dixhitalizimin.
Këtë forum e ka përshëndetur edhe Ministrja e Sipërmarrjes, Sonila Qato, si dhe kryetarja e unionit të dhomave të tregtisë, Ines Muçostepa.
Me krijimin e zonës rajonale ekonomike do të ketë një shpërndarje më të mirë gjeografike të bizneseve, do të ketë investime rajonale si dhe një strategji të re, sa i përket tregjeve kapitale.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.