Zuckerberg pranon ‘‘gabimet’’ por refuzon të heqë dorë nga pozicioni i tij
Pavarësisht trazirave që vazhdojnë të rrethojnë kompaninë e tij, Mark Zuckerberg ka insistuar se ai vazhdon të mbetet ende personi më i mirë që mund të udhëheqë Facebook dhe pse iI gjithë përgjegjësia i takon atij në lidhje me skandalin Cambridge Analytica.
“Kur ndërton gjëra të tilla si Facebook, të cilat janë të pashembullta në botë, sigurisht që ka gjëra që do të shkojnë keq. Ajo që unë mendoj se duhet të na bëjë përgjegjës është nëse do të mësojmë apo jo nga gabimet tona”
Përveç faktit se Zuckerberg është shefi ekzekutiv, ai është gjithashtu edhe anëtar i bordit të kompanisë por kur është pyetur nëse pozita e tij është diskutuar, ai është shprehur se nuk ka njohuri.
Mundësia e thjeshtë që lidershipi i tij është në pyetje është një skenar që disa do të kishin parashikuar edhe një muaj më parë.
Por raportet e kohëve të fundit rreth grumbullimit të pahijshëm të të dhënave nga palët e treta, si dhe lajme të rreme dhe propagandë – kanë nxitur disa që të vënë në dyshim aftësinë e zotit Zuckerberg për të udhëhequr një kompani që disa mendojnë se është rritur përtej kontrollit të tij.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.