Zv. Ministri i Arsimit për ’60 minuta’: Tarifat studentore nuk do të zerohen!
Emisioni ’60 minuta’, për të diskutuar mbi gjendjen e arsimit dhe ekonominë e këtij sektori para dhe gjatë pandemisë, ka zgjedhur të përballë në studio Migen Qiraxhin, një ndër dy themeluesit e Qëndresës Qytetare, një OJF që ka në qendër të vëmendjen studentët dhe arsimin, me Olti Rrumbullakun, Zv. Ministrin e Arsimit.
Z.Rrumbullaku ka folur fillimisht për mësimin online, ku ka vlerësuar se Shqipëria ka qenë nga më të mirët në rajon. “Vonesat në marrjen e masave kanë ardhur për shkak se drejtuesit e universiteteve nuk kanë pranuar të kalonin në mësimin online”.
Sa i përket tarifave online, Z. Rrumbullaku ka theksuar se nuk do të ketë anulime të tyre. “Duhen disa vite sforcim buxhetor për zerimin e tarifave” është shprehur Zv. Ministri.
“Megjithatë, shkallëzimi i tarifave për studentët, anulimi i tyre për studentët e ekselencës dhe atyre në nevojë janë një pjesë e rëndësishme e Paktit për Universitetin që u ka ardhur në ndihmë studentëve” ka përfunduar Olti Rrumbullaku
D.B -SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.