Zvicër / Ekspozita poetike në liqenin e ngrirë
Një pianist dhe nje patinatore kanë vendosur të japin një shfaqe në liqenin e ngrirë të Stazit në St. Moritz.
Muzika përhapet në ajër, midis pishave me dëborë dhe maleve ku pianoja është një pikë e zezë në mes të peizazhit të bardhë. Kjo është shfaqja e ‘Valëve të Akullit’ nga pianisti Alessandro Martire, i lindur në Como. Ky interpretim u zhvillua në liqenin e ngrirë të Stazit në St. Moritz shoqëruar me harkimin e Felicitas Joy Fischer, një 13-vjeçare profesioniste e patinazhit ndërkombëtar.
Kënga e zgjedhur është “Zemra”: një këngë e përfshirë në albumin “Share the world”, lëshuar në pranverën e kaluar nga Carosello Records. Nuk është hera e parë që Martire luan në natyrë, në shtator ai interpretoi në një platformë lundruese në mes të Liqenit Como: “Pas përvojës së koncertit lëvizës lundrues në Liqenin Como, doja të kthehesha për të luajtur në një vend të pazakontë dhe magjik – shpjegon Alessandro Martire – Liqeni i ngrirë i Stazit më ofroi vendosjen perfekte, dukej sikur pianoja po fliste me malet ”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.