Zyra e BE-së kundër mashtrimit identifikon gati 300 milion euro fonde publike të keqpërdorura gjatë 2020
Zyra e Bashkimit Europian kundër mashtrimit rekomandoi që Komisioni të rikuperojë 293 milion euro në fondet publike vitin e kaluar, sipas raportit të tij vjetor të lëshuar të Enjten. Vlerësimi i OLAF për punën e tij nga viti i kaluar tregoi se përveç luftimit të mashtrimit tradicional në lidhje me fondet e BE dhe krimit ndërkufitar, ai duhej të vepronte kundër mashtruesve që përpiqeshin të përfitonin nga pandemia.
Sipas drejtorit të agjencisë Ville Itälä, u identifikuan mbi 1.000 biznese të dyshimta dhe zyra kontribuoi në kapjen e miliona sendeve të falsifikuara, duke përfshirë maska për fytyrën, pastrues dore dhe pajisje testimi, shumë prej tyre të rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.
Agjencia normalisht qëndron e heshtur për hetimet e saj, por në shkurt të këtij viti, ajo doli në publik për të paralajmëruar vendet anëtare të një mashtrimi të madh vaksinash. Në atë kohë BE po përballej me një mungesë të madhe dhe kriminelët vendosën kontakte me 16 shtete anëtare, megjithëse pa sukses.
Këtë vit agjencia përballet me një detyrë tjetër ndërsa fillimi i fondeve të rimëkëmbjes së BE-së fillon, OLAF dëshiron më shumë koordinim me vendet anëtare dhe Prokurorinë e re Publike Europiane për të luftuar mashtruesit të gatshëm të përfitojnë nga fondet publike.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.