Zyra e re e bashkëqeverisjes me qytetarët – Rama: Deri më tani, 231 aplikime. Dokumentet dorëzohen deri më 27 Gusht
231 është numri i aplikimeve për t’u punësuar në Zyrën e Bashkëqeverisjes me qytetarët. Kështu ka shkruar në rrjetin social “Facebook” Kryeministri Rama, ku ndër të tjera shtoi se kanë mbetur edhe 10 dite nga afati i fundit.
“Falenderojmë të interesuarit për aplikimet e tyre, sipas kërkesave të aplikimit, për te cilin rikujtojmë se kërkohet Letër Motivimi (pse dua te punoj në këtë zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidaturës (nga ish-dekanë ose pedagogë të fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punëdhënës të mëparshëm; figura të respektuara të komunitetit, ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Përndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshëm. Aplikimet janë të hapura deri ne 27 gusht.
Të gjithë ata që lexojnë për herë të parë për këtë zyre të posaçme, e cila do të ngrihet menjëherë me krijimin e qeverise se re, mund të marrin një informacion të plotë ne postimin nr.1 me të njëjtin titull”, shkruan Rama.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.