Zyrtare, Agjencia e Zhvillimit të Territorit kalon nën administrimin e kryeministrit
Ka hyrë sot në fuqi vendimi sipas të cilit Agjencia e Zhvillimit të Territorit kalon nën administrimin e kryeministrit. Përpara këtij vendimi, kjo agjenci ishte nën varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban.
Tashmë, Drejtori i Përgjithshëm i AZHT emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra vetëm më urdhër të kryeministrit. Ndërsa, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm lirohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm.
Agjencia kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe ka përgjegjësi për të pranuar dokumentacionin për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit, organizuar mbledhjet e KKT-së, përgatitur dhe administruar dokumentacionin që shqyrtohet në to.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.