Zyrtare / Mbyllen për 14 ditë pikat kufitare me Kosovën
Policia e Shtetit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se pika kufitare që lidh vendin tonë me Kosovën do të mbyllet për 14 ditë për arsye të parandalimit të përhapjes së Covid -19.
Sipas njoftimit të Policisë, duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.
Do lejohen të hyjnë në Kosovë, shtetasit kosovarë që janë në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri. Do lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare, ka bërë me dije Policia e Shtetit në njoftim.
Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.