Zyrtarizohet vendimi – Erion Isai zgjidhet drejtori i ri i Teatrit të Kukullave
Erion Isai është emëruar drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Vendimi është zyrtarizuar sot nga Këshilli i Ministrave dhe hyn në fuqi menjëherë.
Ai njihet për angazhimin e tij si aktor në programin e humorit “Portokalli” si dhe për pjesëmarrjen në shfaqje të ndryshme teatrale.
Isai do të zëvendësojë Monika Lubonjë, e cila dha dorëheqjen nga ky post pak kohë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.