Kosovë, seanca konstituive shtyhet për nesër në orën 10:00
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci e shpalli të mbyllur edhe seancën e pasdites. Ai tha se kjo seancë sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë nesër në orën 10:00.
Mikullovci i dha fjalën shefit të grupit të LDK-së, Avdullah Hoti dhe shefit të grupit të VV-së, Glauk Konjufca, ndërkohë që më pas ka ndërprerë seancën në Kuvend.
Ka mbetur vetëm një pikë e rendit të ditës që është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.