1.3 mld lekë detyrime të reja! – Financat nxjerrin “borxhet” e institucioneve

Krijimi i detyrimeve të prapambetura vazhdon për financat publike dhe sipërmarrjet private që kryejnë punë apo shërbime publike.
Edhe pse në ligjin e buxhetit, por edhe në strategjinë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura theksohet moskrijimi i borxheve të reja, duket se kjo nuk po funksionon. Fondet buxhetore duhet të disbursoheshin sipas projekteve të parashikuara më parë.
Referuar të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, rezulton se vetëm për periudhën Janar-Prill 2017, vlera e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga institucione të ndryshme arrin në 1.3 miliardë lekë. Po sipas këtyre të dhënave institucionet që kanë krijuar më tepër detyrime të prapambetura janë për periudhën Janar- Prill 2017:
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës | 414.9 milionë lekë, ku thuajse më shumë se 50 % të tyre i ka Autoriteti Rrugor Shqiptar |
Ministria e Arsimit dhe Sportit | 35.7 milionë lekë |
Ministria e Drejtësisë | 38.2 milionë lekë |
Ministria e Shëndetësisë | 1.2 milionë lekë |
Ministria e Punëve të Brendshme | 427.7 milionë lekë |
Ministria e Zhvillimit Ekonomik | 0.9 milionë lekë |
Ministria e Punëve të Jashtme | 1.3 milion lekë |
Ministria e Financave | 103.7 milionë lekë |
Ministria e Mirëqenies Sociale | 3 milionë lekë |
Ministria e Zhvillimit Urban | 303.8 milionë lekë |
Ministria e Kulturës | 5.8 milionë lekë |
Ministria e Mjedisit | 15.6 milionë lekë |
Ministria e Integrimit Europian | 3.1 milion lekë |
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve | 19.4 milionë lekë |
Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Bujqësisë raportojnë që nuk ka krijuar detyrime për këtë periudhë. |
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.