1 mijë inspektorë, në provim – Koçiu: Nëse nuk kalojnë në dy testime, largohen nga puna
1 mijë nëpunës civilë në struktura me funksione inspektimi i janë nënshtruar një testimi me shkrim.
Sipas drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, kjo vjen në funksion të vijimit të reformës në administratë.
Sipas drejtoreshës së DAP, ata inspektorë të cilët nuk arrijnë të paktën 50 pikë, do t’i nënshtrohen testimit të dytë me gojë, i cili do të jetë përfundimtar dhe do të vendosë nëse ky nëpunës do ta vazhdojë apo jo punën.
Sipas Koçiut, testime do të bëhen edhe në fusha të tjera, jo vetëm në atë të inspektimit, me qëllim rritjen e profesionalizmit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.