“1 miliard euro për ndërtim”, Rama: 20 shkolla të reja, fytyrë e re për kryeqytetin

20 shkolla të reja do të ndërtohen në kryeqytet, tre nga të cilat kanë nisur punimet. Kryeministri Rama e cilësoj këtë projekt, si përmirësim i cilësisë së jetesës dhe mësimit të fëmijëve në kryeqytet. Ndërsa shtoi se ky projekt është veç fillimi i kantierit të ndërtimit të 150 shkollave në të gjithë vendin.
Fjala e kryeministrit Rama:
“Projekti i ndërtimit të 20 shkollave të reja, të cilat do bëjnë diferencën, janë një fytyrë e re për kryeqytetin, pas 25 vitesh të vështira, ku shkollat kanë qenë të mbipopulluara dhe mbingarkuara, të cilat kanë cenuar cilësinë e jetës dhe mësimit të shumë fëmijëve.
Me Bashkinë e Tiranës sot lancojmë këtë projekt, i cili është modeli i para i projekteve të programit 1 miliardë euro ndërtim.
“1 miliard euro për ndërtim” është një program që do sjell realizimin në një kohë shumë të shkurtër të atyre veprave që do donin më shumë kohë për shkak të pamundësisë të arkë së shtetit.
Është një projekt në bashkëpunim me sipërmarrjen private dhe bankat, për të siguruar që me të njëjtat para që buxheti i shtetit do të investonte në 20 vitet e ardhshme, se aq janë mundësitë për të investuar për ndërtimin e 20 shkollave të reja, të mund të ndërtohen këto 20 shkolla të reja, dhe në vitet e ardhshme buxheti të financojë shlyerjen e këtij investimi.
Ky projekt i parë do të çel kantieret e tjera në ndërtimit. Janë 150 shkolla, 53 që do ndërtohen të reja, ndërsa 97 do të rindërtohen në zonat e tjera të vendit. Duke shtuar edhe 20 që do ndërtohen nga ky projekt, në total janë 170 shkolla.
Do marr fund turni i dytë në shkolla, do të jetë lehtësi edhe për nxënësit edhe për prindërit, përveç aktivizimit të turnit të dytë në shkollën qendër komunitare”.
(er.zi)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.