1 në 4 persona, me probleme mendore – Halimi: Shqiptarët fshehin problemet, marrin qetësues pa rekomandimin e specialistit
Sëmundjet e shëndetit mendor kanë njohur përhapje të madhe, veçanërisht gjatë vitit të fundit. Referuar te dhënave zyrtare, të paktën 25 % e shqiptarëve, është prekur të paktën një herë në jetë, nga një formë e problemeve të shëndetit mendor.
10 Tetori, është Dita Botërore e Shëndetit Mendor, por në Shqipëri kaloi pa vëmendjen e duhur. E ftuar në emisionin “Përtëfol” Arbjola Halimi, psikologe klinike, theksoi se shqiptarët fshehin problemet nga frika e paragjykimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.