1 Qershori – Devijohet qarkullimi i automjeteve në këto segmente rrugore
Në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Bashkia e Tiranës ka organizuar disa aktivitete kulturore në kryeqytet, siç është edhe “Parada e Shkollave”.
Për zhvillimin qetësisht të aktiviteteve dhe ku fëmijët të festojnë lirisht, Bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit njoftojnë se ka devijim të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë.
“Nga ora 08:00 deri në orën 12:30 për mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada e Shkollave” në segmentet e mëposhtme: -Sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” deri në kryqëzimin me Bulevardin “Bajram Curri”. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova” dhe “Papa Gjon Pali II”. Mjetet e transportit publik do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rugova” për në Bulevardin “Bajram Curri”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.