1 shtatori – Afati i fundit për shlyerjen e borxheve të kompanive publike
1 shtator 2017 është afati i fundit për faljen e borxheve të kompanive publike në Kosovë, kompani të shtrira në qytetet Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtime, Lipjan, Graçanicë, Drenas e Obiliq.
Kur kanë mbetur edhe disa ditë deri të përmbyllja e afatit, në njërën ndër kompanitë publike në kryeqytet, kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, e cila përfshinë edhe shërbimet për kanalizime, kanë aplikuar 50 mijë konsumatorë nga 70 mijë që i ka kjo kompani dhe janë falur diku rreth 10 milionë euro.
Nga falja e borxheve për ujësjellës- kanalizime për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë konsumatorët e këtyre 8 komunave të cilët kanë detyrime të pa shlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni.
Bazuar në ligjin për faljen e borxheve publike, kusht i vetëm për këto kompani publike është që borxhet nga 1 janari 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 duhet të paguhen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.