1 vit nga përmbytjet – Mziu: 700 familjet e dëmtuara në Kamëz nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin
E ndërsa kanë kaluar një vit nga përmbytjet, 700 familjet e që pësuan dëme ekonomike nga përmbytjet në Kamëz nuk kanë arrë ende dëmshpërblimin nga qeveria. Deklarata ka ardhur nga kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili tha se grupet e punës kanë konstatuar se dëme të mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura të një vitit më parë.
“Bashkia Kamëz, nga ana e saj, ka ngritur grupet e punës me urdhrin nr. 385, datë 1.12.2017, për verifikimin dhe konstatimin e dëmeve të shkaktuara në gjithë territorin e saj. Nga verifikimet e kryera në zonat e përmbytura, nga grupet e punës u konstatuan rreth 700 familje të përmbytura, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha ekonomike”, tha Mziu.
Në pamundësi financiare për përballimin me të ardhurat e saj për të gjitha dëmet, Mziu tha se Bashkia ka përpiluar një listë të saktë të familjeve dhe dëmeve të shkaktuara. Ndërsa shtoi se i ka kërkuar Këshillit Bashkiak miratimi e shumës së dëmshpërblimit dhe dërgimin për financim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile,
Ndërkohë, krybashkiaku vijon ti bëjë thirrje qeverisë për sjelljen e ekskavatorit si, ndërtimin e tre kolektorëve problematikë që sjellin përmbytje si dhe dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.