10 aftësi që sipas Linkedin ju duhen për t’u bërë pjesë e tregut të punës në 2018-ën
Me futjen e teknologjisë së gjerë dhe të fuqishme, tregu i punës ka përjetuar rritjen e vet eksponenciale, adaptimin dhe gjysmë metamorfozën.
Aq shumë ndryshime ka përjetuar tregu i punës sa është e vështirë të kuptosh se çfarë aftësish kërkojnë punëdhënësit dhe çfarë e bën CV-në tuaj të dallojë nga e të tjerëve.
Fatmirësisht, Linkedin ka krijuar një listë udhërrëfyese për 2018-ën e cila tregon se për çfarë kanë kompanitë më së shumti nevojë.
Ajo çfarë vihet më së shumti re është se në vitin 2018 ndër aftësitë që vlerësohen më së shumti në tregun e punës dhe kanë dhe të ardhura më të larta janë aftësitë kompjuterike, programuese dhe informatike.
1.Analist statistikor dhe nxjerrës të dhënash
2.Prezantues të dhënash
3.Zhvillues kompjuterik
4.Sigurues rrjeti dhe informacioni
5.Menaxher fushatash marketingu
6.Dizenjues algoritmesh
7.Njohës të shkencave ekonomike
8.Aftësi të mira në dizenjim webi
9.Njohës mjaft i mirë i programeve të ndryshme kompjuterike
10. Grafik Dizajner
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.