10 destinacionet më të rrezikshme për të udhëtuar

Destinacionet më të rrezikshme në botë tashmë janë zbuluar nga vetë pushuesit, dhe pothuajse një pjesë prej tyre ju mund t’i keni vizituar. Hulumtimet e reja nga Shërbimet e Sigurimit Endsleig ka zbuluar 10 destinacionet më të rrezikshme në botë për pushuesit, duke parë të dhënat e vitit 2017. Në krye të listës renditet vendi më i nxehtë, Tajlanda, e cila është e njohur për plazhet e mrekullueshme dhe ushqimin cilësor.
Tajlanda cilësohet si një vend për Aventura duke marrë shkas nga peizazhet e saj të mahnitshme, por gjithashtu mund të jetë një vend i rrezikshëm edhe nga ndonjë aksident i rastit. Në fakt Tajlanda ka rreth 23% të kërkesave të sigurimit në udhëtim të bëra në 2017.
Megjithatë, vlen të përmendet se kjo nuk do të thotë nëse është një vend i rrezikshëm për ta parë apo për ta vizituar. Por përpara se të shkoni atje, së pari duhet të siguroheni a jeni të siguruar në ndonjë rast aksidenti?
Në fund të fundit, kërkesat e sigurimeve shkojnë nga shpenzimet e urgjencave mjekësore e deri te bagazhet e dëmtuara ose madje edhe në rast se humbini fluturimin tuaj. Julia Alpan, drejtuese e marketingut në Endsleigh, tha: “Tailanda është një destinacion popullor për pushuesit dhe kështu që nuk është çudi që ajo të zbulohet si vendi më i rrezikshëm në botë për tu vizituar. “Udhëtimi në një vend të huaj është emocionuese, por mund të ketë rreziqe, veçanërisht kur nuk jeni të njohur me destinacionin.
“Përveçse të qëndroni të sigurt, është e rëndësishme të bëni hulumtimet tuaja përpara udhëtimit tuaj për t’u siguruar nëse keni një sigurim shëndetësor në udhëtimin tuaj.
“Kompania juaj e sigurimit do të jetë në gjendje t’ju japë detaje të plota për atë që dëshironi dhe nuk do të mbuloheni nga politika tuaj, prandaj sigurohuni që të jeni në dijeni të kushteve të plota përpara se të udhëtoni”.
Vende të tjera të njohura të pushimeve që përbëjnë listën tonë vlejnë të përmenden: SHBA, Spanja, Gjermania dhe Franca. Natyrisht që vlen të përmendet se këto qytete janë destinacionet më të preferuara për vizitorët nga e gjithë bota, prandaj vëllimi absolut i vizitorëve ka të ngjarë të rrisë shanset e kërkesave që po bëhen.
Megjithatë, studimi ka treguar se me domosdo duhet të pajiseni me sigurimin shëndetësor në udhëtim, nga 71% të kërkesave të bëra vitin e kaluar për shpenzimet mjekësore, me kërkesë mesatare që kushton 1,319 paund.
Ju duhet të siguroheni se për çfarë jeni të siguruar, hulumtimi zbuloi se 25% e moshave 15-24 vjeç gabimisht besojnë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të mbulojë shpenzimet e tyre mjekësore jashtë vendit – dhe 48% nuk shqetësohen kur udhëtojnë.
10 destinacionet më të rrezikshme të udhëtimit:
- Tajlandë
- Kili
- SHBA
- Spanjë
- Gjermani
- Nepal
- Peru
- Francë
- Bahamas
- Brazil
Gjithmonë kontrolloni informacionin e udhëtimit FCO në lidhje me destinacionin tuaj para se të shkoni për pushime – dhe së pari duhet të kontaktoni me operatorin e udhëtimit ose të sigurimit tuaj nëse keni ndonjë shqetësim.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.