10 destinacionet më tërheqëse që duhet t’i vizitoni në 2017

Ndoshta disa prej jush kanë filluar të mendojnë rreth planifikimeve të udhëtimeve gjatë këtij viti, kështu që më poshtë ndodhen destinacionet më emocionuese që ndoshta duhet t’i vizitoni në 2017-ën.
Këto mund të jetë shumë argëtuese për të eksploruar, veçanërisht vendet të cilat nuk keni qenë më parë, dhe që ndoshta nuk janë akoma të populluara nga turistët.
Këtu janë 10 destinacionet më emocionuese për t’i vizituar në 2017 –ën!
Nepali
Nepali është një vend, të cilin shumica e turistëve akoma nuk e kanë vizituar, por ky vend është shumë miqësor dhe tepër i bukur. Këtu qëndrojnë Himalajat madhështore, me majën më të lartë në botë, Everest.
Këshilla më e mirë për të marrë maksimumin e një vizite në Nepal është se duhet të qëndroni në një shtëpi së bashku me një familje vendase. Më vonë do të keni mundësi për të përjetuar dhe të mësoni më shumë mbi kulturën dhe traditat e tyre nga një takim i rastësishëm që mund t’ju lejë mbresa.
Irani
Irani është një vend emocionues, por njëkohësisht magjepsës. Ky vend është i mbushur me aventura si dhe ka një turizëm të gjerë çdo vit.
Nuk duhet të ndikoheni nga mediat! Irani nuk ka asgjë si ajo që është portretizuar në TV. Irani është një nga vendet më mikpritëse në botë, njerëzit janë miqësorë, ka kulturë të pasur, është një qytet me pikëpamje të gjerë historike, ka natyrën e bukur skenike, dhe kuzhinë me të vërtetë të shijshme. Vizitorët që shkojnë në Iran duhet të shohin këto vende: Shiraz, Persepolis, Esfahan, Yazd, Tabriz. Ushqimet karakteristike në këtë vend janë: Sabzi ghormeh, qebap, tahdig, faloodeh
Kuba
A ju pëlqejnë makinat e vjetra dhe shtëpitë shumë ngjyrëshe? Atëherë Kuba është destinacioni ideal për të vizituar. Ajo çfarë mund ta bëjë atë një destinacion interesant është kthimi mbrapa në kohë në vitet ’50.
Shqipëria
Edhe pse akoma nuk ka fluturime direkte në Sarandë dhe Ksamil turistët ndërkombëtarë mund të shijojnë bukuritë natyrale që ofron Shqipëria. Këtu do të gjeni disa nga plazhet më të mira të Evropës në qytetin e vogël turistik të quajtur Ksamil, si dhe një kuzhinë të pasur e të dominuar nga ushqime bio.
Korea e Jugut
Korea e Jugut është një vend fantastik. Këtu do të gjeni çdo gjë që jeni duke kërkuar në këtë vend, pa marrë parasysh nëse jeni të tërhequr nga malet e larta dhe ecjet e gjata në shtigje ose shëtitjet rreth qendrës më të madhe tregtare në botë, duke thithur rezet e diellit dhe plazhet si parajsë. Koreja e jugut ka shumë tempuj të vjetër për t’i vizituar dhe shumë tradita të vjetra për të mësuar më shumë rreth saj. Vendi më tërheqës në Korenë e Jugut është ishulli Jeju, i cili ka plazhet më magjepsëse, specialitetet vendase, fushat e pafundme të luleve canola, ujëvarat, madje edhe një liqen vullkanik. Standardi në Korenë e jugut është një nga më të lartët në botë, por nuk e bën vendin më të shtrenjtë se sa Europa apo SHBA.
Bosnja dhe Hercegovina
Në vitet e fundit, Kroacia u bë një nga destinacionet më të nxehta në tokë, dhe Bosnja e Hercegovina është një vend fqinj që fatkeqësisht shumë turistë nuk e njohin. Lindja dhe perëndimi takohen me njëra-tjetrën në këtë vend, dhe ky është një kombinim i bukur që nuk mund ta gjeni në asnjë vend tjetër. Është një ndër vendet më të lira, dhe me një shumëllojshmëri gatimesh mjaft të mira.
Sllovenia
Kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjana, është pa dyshim një nga kryeqytetet më simpatik dhe vendet më të ngrohta në botë. Pothuajse 1 orë larg me makinë, ju mund t’u gëzoheni zonave piktoreske si liqeni Bled dhe Bohinj, si dhe Parku Kombëtar Triglav. Këtu ndodhen majat malore, ujëvarat, dhe fshatrat e vogla simpatike alpine.
Indonezia
Indonezia është një vend i madh me mijëra ishuj dhe karakterizohet nga natyra e bukur. Indonezia i ofron vizitorëve të saj një jetë të pasur me plot kafshë, male të lartë, dhe peizazhet e saj të mrekullueshëm, por njëkohësisht një jetë detare të pasur me disa nga vendet më të përshtatshme për zhytje. Nëse kjo nuk mjafton, ju mund të vizitoni disa nga tempujt e lashtë dhe vendasit janë shumë miqësorë e mikpritës.
Japonia
Japonia është një vend i qetë dhe modern, edhe pse nuk ka një kulturë e natyrë të bukur. Përveç kësaj, njerëzit japonezë janë disa nga njerëzit më miqësorë dhe të sjellshëm. Shoqëria është me të vërtetë e strukturuar mirë, dhe nuk do të humbisni asgjë, ndërsa udhëtoni në Japoni. Tempujt e vjetër, qendra tregtare gjigande, plazhet magjepsëse, janë vetëm një pjesë e vogël që Japonia ka për të ofruar tek vizitorët e saj.
Kolumbia
Kolumbia është një vend i cili është lakuar shumë për trafikim të drogës dhe krim të organizuar. Qeveria është përpjekur ta ndalojë atë për disa vite, dhe së fundmi Kolumbia ia ka arritur të bëhet një destinacion i sigurt dhe tepër emocionues. Turizmi po lulëzon dhe gjithashtu nomadët dixhitalë nga e gjithë bota janë duke shkuar atje, veçanërisht për Medellin.
Medellin është qyteti ku shkojnë shumica e turistëve, por ka ende shumë vende të tjera që janë me vlerë për t’u vizituar në këtë qytet.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.