10 dhurata të minutës së fundit për ditën e Shën Valentinit

Nëse ende nuk keni një ide së çfarë ti dhuroni personit tuaj të zemrës për Shën Valentinin, këtu mund të gjeni disa dhurata kreative të minutës së fundit të cilat nuk do t’ju lënë në baltë.
1.Mirëmbajtja Personale
Mirëmbajtja e fytyrës apo e flokëve është konstante në rutinën e çdo individi. Kështu që mund të shkoni në kozmetikën më të afërt e të krijoni një set me produkte mirëmbajtjeje për personin tuaj të zemrës. Kështu jo vetëm që do e kënaqni të dashurin/dashurën tuaj por do shfaqni dhe përkushtimin tuaj ndaj personit.
2. Varëse çelësash e personalizuar
Varësja e çelësave është një objekt i përditshmërisë sonë. E ku ka më bukur se personi juaj i zemrës t’ju kujtojë në çdo moment sa herë ti duhet të përdorë çelësin. Është një objekt i thjeshtë të cilin mund ta gjesh gjithkund por me printimin e një fotoje 3d, shndërrohet në një objekt me vlerë sentimentale.
3. Këllëfë jastëkësh
Këllëfët e personalizuar janë kthyer në dhuratat më të parapëlqyera. Është mjaft e këndshme ideja se keni një jastëk të personalizuar me emrin tuaj. Gjithashtu mund të shkruani mbi jastëk se nga cila anë duhet të flini ju e anën tjetër partneri juaj.
4. Një shishe nga pija e preferuar
Ti dhurosh partnerin një shishe nga pija e tij e preferuar është një dhuratë mjaft e këndshme, përveçse do ti bënit qejfin do ta shtynit drejt një ftese për ta konsumuar së bashku dhuratën që i bëtë.
5. Një parfum me aromë të këndshme
Parfumi është një produkt që të gjithë e përdorim. E ku ka më bukur se këtë produkt ta zgjedhë partneri juaj për ju. Prandaj zgjidhni një aromë e paketim të këndshëm dhe surprizojeni personin tuaj të zemrës.
6. Një orë dore
Edhe nëse partneri juaj nuk mban ora, mund të jetë koha që të nisë. Ora është një dhuratë klasike dhe mjaft domethënëse. Mund ti dhuroni partnerit një orë me një nënshkrim domethënës poshtë saj. Të jeni të sigurt se partneri juaj do të ndihet i vlerësuar.
7. Një ditë në SPA
Të kaloni një ditë së bashku në SPA është një dhuratë e vlefshme si për ju ashtu dhe për partnerin tuaj. Kjo dhuratë do ju krijojë mundësinë për të kaluar një ditë të këndshme e të mbushur plot dashuri pranë njeri tjetrit.
8. Të brendshme
Nëse ende nuk e keni gjetur dhuratën e Shën Valentinit për partnerin tuaj, të brendshmet janë zgjidhje e shpejtë dhe e bukur.
9. Ëmbëlsira
Ëmbëlsirat janë një dhuratë që askush nuk e refuzon dot. E ku ka më bukur se ta mbushësh dikë me ëmbëlsi. Krijoni një shportë me çokollata e ëmbëlsira të ndryshme e dhurojani partnerit/partneres tuaj me siguri do tu bëhet shumë qejfi.
10. Libra
Librat janë dhurata që i rezistojnë çdo feste e periudhe. E ku ka më bukur se ti dhuroni partnerit tuaj një libër me tematikën e tij/saj të preferuar.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.