10 fakte që nuk i keni ditur më parë për Suedinë

- Që nga viti 1901 janë dhënë 561 çmime nobel, çmimi është si trashëgimi i shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.
- Në Suedi 48 % e prodhimit të energjisë vjen prej burimeve të ripërtëritshme ku gati 95% e saj vjen nga hidrocentralet.
- Suedia ka fituar 625.5 medalje olimpike ku 475.5 vijnë nga lojërat olimpike verore ndërsa 150 nga ato dimërore. Një medalje e artë është ndarë me Danimarkën.
- Çdo muaj nga qyteti i Stokholm-it mblidhen rreth 993 000 kg mbeturina të ushqimit dhe ky ushqim shndërrohet në lëndë djegëse (benzinë) duke prodhuar 115 000 m3 të cilën e shfrytëzojnë autobusët dhe taksitë e Stokholmit si karburant.
- Suedia ka rreth 9.7 milion banorë ku 23% prej tyre janë nën moshën 20 vjeçare dhe 15% kanë lindur në një vend tjetër.
- Rreth 300 000 deri 400 000 drerë enden nëpër pyjet suedeze, pavarësisht faktit se 100 000 prej tyre vriten gjatë gjuetisë vjetore ku marrin pjesë rreth 250 000 njerëz.
- Prindërit suedez kanë të drejtë të shfrytëzojnë 480 ditë pushim të paguar për kujdesin e fëmijës ku 60 ditë janë të rezervuara për babanë
- Suedia e ka ndaluar e para rrahjen e fëmijëve në shkollë në vitin 1979 dhe nga ajo kohë e të njëjtën gjë kanë bërë edhe 35 shtete tjera.
- Puna mesatare e një suedezi në vit është 1644 orë duke e krahasuar me mesataren nga organizata OECD në rang botëror që është 1776 orë. Në këtë listë Suedia renditet e 6 në rang botëror.
- Suedia është e gjatë 1574 km dhe ka temperatura ekstreme. Më e ulëta është regjistruar në veri gjatë muajit Shkurt -53 gradë ndërsa më e larta në jug gjatë muajit Qershor +38 gradë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.