10 gjëra që mund të bëni këtë verë me pak shpenzime

Nëse e dini që buxheti juaj nuk është i mjaftueshëm sa te kaloni një verë që ta mbani mend gjatë, atëherë mund t’ju japim disa këshilla se si ta kaloni verën pa shpenzuar shumë para.
- Një udhëtim të shkurtër me miqtë tuaj
Nëse një ditë e nxehtë vere nuk keni mundësi që të shkoni për plot një javë me pushime sepse nuk keni para, atëherë merrni miqtë tuaj dhe bëni një udhëtim të shkurtër.
- Shkoni në kopsht zoologjik
Megjithëse mund të jetë shumë e nxehtë në muajt e verës, kopshti zoologjik është gjithmonë një vend zbavitës për të vizituar dhe për të kaluar orë të mira argëtimi.
- Vizitoni muzeun lokal
Një tjetër mënyrë e shkëlqyer për të kaluar një pasdite relaksuese është që ti drejtoheni muzeut lokal.
- Shkoni në liqenin më të afërt
Nëse nuk jetoni afër një plazhi, atëherë mund t’i drejtoheni liqenit më të afërt. Janë ende zbavitëse ditët e verës që kalohen me miqtë pranë liqeneve.
- Kërkoni për aktivitete që bëhen falas në qytetin tuaj
Në shumë qytete ka ditë të caktuar ku ofrohen gjëra të lira, ose që organizojnë ndonjë event të vogël falas vetëm për argëtim. Nuk duhet ta humbisni këtë rast!
- Notoni
Nëse ju pëlqen të notoni dhe patjetër ditën e nxehtë e doni në ujë atëherë është mirë t’i drejtoheni një pishine që keni afër e ta kaloni ditën duke notuar.
- Shkoni në evente që organizohen
Nëse një bandë muzikore ka ardhur në qytetin tuaj dhe do të performojë, duhet të jeni aty për ta ndjekur dhe për të kaluar diçka ndryshe. Kjo do të ju ndihmoj që të relaksoheni.
- Kamping
Nëse ju organizoni diçka me miqtë apo familjen, kampi është një mënyrë vërtetë e madhe për të kaluar kohë me njerëzit që ju doni. Është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pasur një pushim të vogël kur nuk keni shumë para ose kohë për të udhëtuar.
- Shikoni filma në kinema/ose në shtëpi
Nëse preferoni të shkoni në kinema për të parë një film është zgjedhja e duhur që mund të bëni për një dit vere. Nëse nuk mund ta plotësoni këtë tek vetes suaj mund të shtriheni në divanin tuaj të bëni disa kokoshka dhe të shikoni një film që ju serviret në TV, është një kohë e shpenzuar mirë.
- Rrini me njerëzit që doni
Verën mund ta kaloni me njerëzit që doni vetëm duke bërë disa kokoshka, ose duke bërë një drekë modeste në shtëpinë tuaj, do të ndiheni të lumtur dhe tepër të përmbushur.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.