10 ide arredimi për shtëpitë me hapësira të ngushta – Ja si të shfrytëzoni atë keni

Nëse keni një hapësirë të brendshme të kufizuar në shtëpi, këtu do të gjeni disa ide të veçanta se si mund të bëni që dhomat të duken të organizuara dhe të dekoruara mirë. Shikojini këto shembuj dhe mund t’ju lindin ide se si t’i përshtasni disa prej tyre në shtëpinë tuaj.
Një ndarës dhome që rrotullohet, i cili shërben si raft librash dhe mbajtëse televizori. Kjo zgjidhje është perfekte për garsioneret, nëse doni të bëni një ndarje mes dhomës së gjumit dhe pjesës tjetër të shtëpisë.
Një krevat që mblidhet në mur dhe ju lejon të shfrytëzoni hapësirën gjatë ditës
Një set ngrënieje i vendosur në mur, të cilin mund ta hapni për të ngrënë mëngjes apo vaktet e tjera gjatë ditës
Shfrytëzoni të gjithë hapësirën në dispozicion, duke krijuar një kënd relaksues pranë dritares së sallonit apo dhomës së gjumit
Një kënd në formë L-je, i cili transformohet në një krevat
Pikturoni një tavolinë elegante dhe vendosni mbi të një raft për të krijuar këtë iluzion
Një dollap i cili shndërrohet në kuzhinë të pajisur me gjithçka dhe që nuk ju pengon kur nuk po gatuani
Një kubik i lëvizshëm, i cili shërben si dhomë gjumi
Një hapësirë e ngushtë e dizajnuar me një krevat, kuzhinë, dhomë ndenje dhe tualet
Nëse ëndrra juaj është të keni një dhomë për dollapin, mos u kufizoni nga hapësira, por ngrini lart krevatin tuaj për t’i bërë vend
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.