10 industritë ku njerëzit qëndrojnë më gjatë në pozicionet e tyre të punës

Është vërtetuar gjerësisht se njerëzit nuk qëndrojnë aq gjatë sa duan në pozicionet e tyre, por ka më shumë rreth kësaj historie.. Faqja e karrierës Glassdoor analizoi 5000 pozicionet që ndryshojnë më shumë në punë për të kuptuar historikun si dhe strukturën e ndryshimeve në këto pozicione.
Glassdoor përcaktoi se një tranzicion i vendit të punës ndodh kur punonjësi liston një pozicion të ri në rezymenë e tij. Nga të dhënat e Glassdoor, njerëzit ndryshojnë pozicionet çdo 15 muaj, si dhe i ndryshojnë vendet e punës për dy arsye kryesore: pamundësia për të avancuar në karrierë dhe pakënaqësi me kulturën dhe vlerat e një punëdhënësi.
Studimi parashikon që punonjësit bëhen 5% më të prirur të qëndrojnë në kompani nëse i jepet mundësia për tu rritur në karrierë apo nëse rriten vlerat dhe kultura. Rritja e pagës me 10% ndikon në rritjen e shanseve me 1.5% që një punonjës të qëndrojë në kompani.
Më poshtë mund të gjeni 10 industritë ku njerëzit qëndrojnë më gjatë.
Puna në Administratë, e cila rendit 222 milion persona në Shtetet e Bashkuara, zuri vendin e parë ku punonjësit qëndrojnë më gjatë. Arsyeja e qëndrimit në administratë ka të bëjë me kohën e gjatë të aplikimit për një vend pune, si dhe eksperienca në këtë industri është më e vyer se në industritë e tjera.
Hapësira Ajrore dhe e Mbrojtjes, ku mesatarja e qëndrimit në këto pozicione arrin në 17.3 muaj, duke u renditur i dyti. Shumë punonjës në këto industri, në pozicionin e inxhinierit marrin një rrogë mesatare rreth 107,830 $ për vitin 2015. Arsyet pse punonjësit qëndrojnë më gjatë lidhet me pagën kryesisht mbi mesataren e zanateve të tjera.
Media renditet e treta. Paga mesatare është 53,530 $. Edhe pse punësimi në media është tkurrur, shumë prej punonjësve duan të qëndrojnë sa më gjatë pasi mund të përfitojnë një masë më të madhe influence në publik.
Teknologjia e Informacionit renditet në vendin e katërt më një jetëgjatësi mesatare prej 16.8 muaj.
Telekomunikacioni renditet në vendin e pestë me 16.5 muaj.
Organizatat Jofitimprurëse renditen në vendin e gjashtë me 15.8 muaj.
Shëndetësia renditet në vendin e shtatë me 14.9 muaj.
Financa renditet në vendin e tetë me 14.9 muaj.
Edukimi renditet në vendin e nëntë me 14.9 muaj.
Dyqanet e Shitjeve renditen në vendin e dhjetë me 14.8 muaj.
Ada Xhagolli/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.