10 kompanitë më të pasura – Qarkulluan 387 miliardë lekë në vitin 2018

Rreth 62.6 miliardë lekë është xhiroja maksimale vjetore e një kompanie në vend për vitin 2018. TV SCAN zbardh listën zyrtare të vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me emrat e 10 kompanive që qarkullojnë më shumë para. Kështu vendin e parë e zë Shoqëria Aksionere, Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, e administruar nga Adrian Çela.
Në vendin e dytë renditet kompania “Kastrati” me rreth 62.2 miliardë lekë qarkullim vjetor, e ndjekur nga Banka Kombëtare Tregtare me rreth 46 miliadrë lekë xhiro gjatë 2018-ës.
Në vendin e katërt për nga sasia e parave të qarkulluara në ekonomi renditet kompania “Spiecapag-Shqipëria”, me rreth 40.6 miliadrë lekë, e ndjekur nga “Bankers Petrolium Albania” me rreth 39.9 miliardë lekë, “Western Atlas” me 36.9 mld lekë dhe Kurum me 29.4 mld.
Në tre vendet e fundit të kompanive që kanë pasur xhiron më të lartë renditen Spiecapag-Transadriatica me 27.4 mld lekë, Genklaudis me 22.9 mld lekë dhe Info-Telecom me 19.9 mld lekë. Sa i përket sektorëve ku operojnë, kryeson prodhimi, tregtia, shërbimi dhe ndërtimi. Në total, të marra së bashku, këto kompani qarkulluan afro 387.8 miliadrë lekë gjatë vitit që lamë pas.
Kompanitë me xhiron më të madhe
OSHEE 62.6 mld lekë
KASTRATI 62.2 mld lekë
BKT 46 mld lekë
SPIECAPAG- Shqipëria 40.6 mld lekë
BANKERS 39.9 mld lekë
WESTERN ATLAS 36.9 mld lekë
KURUM 29.4 mld lekë
SPIECAPAG- Transadriatica 27.4 mld lekë
GENKLAUDIS 22.9 mld lekë
INFO-Telecom 19.9 mld lekë
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.