10 librat më të suksesshëm për 2017 që të bëheni të pasur

Kërkimet kanë treguar se 88% e njerëzve më të pasur shpenzojnë minimalisht 30 minuta kohë për të lexuar. Nëse funksionon për ta, mund të funksionojë edhe për ju. Më poshtë do të gjeni 10 librat më të preferuar për financat personale. Ja cilët janë librat më të suksesshëm në 2017.
-
“Think and Grow Rich” nga Napoleon Hill
Ky libër do t’ju ndihmojë të kuptoni se të bëheni i pasur kërkon më tepër përqendrim mendor se çdo gjë tjetër.
- “Business Adventures” nga John Brooks Personat e pasur tentojnë të besojnë se fillimi i një biznesi është mënyra më e mirë për të bërë para. Ky lexim, i pëlqyer dhe nga Warren Buffet dhe Bill Gates do ju mësojë se si t’ja arrini.
Personat e pasur tentojnë të besojnë se fillimi i një biznesi është mënyra më e mirë për të bërë para. Ky lexim, i pëlqyer dhe nga Warren Buffet dhe Bill Gates do ju mësojë se si t’ja arrini.
“The Little Book of Common Sense Investing” nga John C. Bogle
4. “The Essays of Warren Buffett” nga Warren Buffett dhe Lawrence A. Cunningham
Ky libër me 700 faqe është një ese dhe ofron një figurë të qartë të filozofisë së Warren Buffet mbi biznesin, investimin dhe jetën.
- “Tools of Titans” nga Tim Ferriss Çfarë
duhet të kalosh që të jesh milioner? Ky libër shpjegon rutinën e përditshëm, si dhe zakonet e personave të suksesshëm.
- “The Richest Man in Babylon” nga George S. Clason
Gati një shekull më parë, Clason zbuloi sekretin për t’u bërë i pasur në librin klasik të vitit 1926 për financat personale.
- “Rich Dad Poor Dad” nga Robert Kiyosaki
Kiyosaki hodhi poshtë mitin se për t’u bërë i pasur duhet të fitoni shumë para
- “The Automatic Millionaire” nga David Bach
Milioneri dhe këshilltari David Bach ekspozon një libër mbi keqkuptimet e parave në librin e tij më të shitur. Ju nuk keni nevojë për shumë para, dhe nuk ju duhet as një vegël e cila t’ju bëjë të pasur.
- “How Rich People Think” nga Steve Siebold
Kur Steve Siebold filloi intervistat e milionerëve dhe miliarderëve, ai ishte trokë dhe ishte duke kërkuar për përgjigje rreth suksesit të cilën nuk po e gjente në asnjë shkollë. Ajo çfarë zbuloi ishte se për t’u bërë i pasur duhet të mendoje si i pasur. Sapo filloi të ndryshojë mënyrën e të menduarit, paratë filluan të shtohen.
- “Be Obsessed or Be Average” nga Grant Cardone
Ashtu si dhe Siebold shprehet, për t’u bërë i pasur, duhet të mësosh nga ata që ja kanë arritur. Grant Cardone ka ngritur 5 industri multimilionere, dhe arsyeja e arritjes së suksesit bazohet tek të qenit “i uritur” për sukses të vërtetë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.