10 mënyra për të ditur nëse jeni financiarisht të suksesshëm në jetë

Nëse një nga qëllimet tuaja është të bëheni një menaxher i mirë i parave, me shumë gjasa do të arrini të merrni hapat e duhura drejt përmirësimit të zakoneve tuaja financiare. Megjithatë, ndoshta ndiheni financiarisht të suksesshëm. Gjatë kohës kur ju bëni ndryshimet e duhura, ju mund të ndiheni si financiarisht i suksesshëm, por kjo vetëm nuk është e mjaftueshme për të matur progresin tuaj. Si ta kuptoni nëse më në fund keni arritur suksesin financiar? Këtu janë 10 hapat se si mund të bëheni të suksesshëm financiarisht në jetë:
- Keni objektiva të qarta financiare
Është e vështirë të arrish sukses financiar nëse nuk keni përcaktuar qartë objektivat e parasë. Nëse nuk keni objektiva për paratë tuaja, ju nuk mund të prisni të arrini gjëra të mëdha dhe nuk do të keni mënyra se si ta dini se kur keni bërë një progres të rëndësishëm. Filloni të zhvilloni një listë të objektivave financiare sot. Për shembull, dëshironi të blini një shtëpi të re? Bëni një plan se si të hiqni çdo muaj një sasi parash. Planifikimi në vend të shpresës, do t’ju ndihmojë të arrini objektivat tuaja shpejt.
- Krediti juaj nuk është një rrëmujë
Një shenjë e rëndësishme se jeni i suksesshëm financiarisht është mënyra sesi ju i menaxhoni kreditë. Njerëzit e suksesshëm financiarisht nuk janë të rrëmujshëm kur vjen puna tek kreditë. Nëse keni një renditje të mirë pikësh në kreditë e marra, dhe e përdorni kartën tuaj të kreditit vetëm kur është e nevojshme (jo si një buxhet që e përdorni për të kapërcyer mungesën tuaj financiare), atëherë keni bërë një punë të mirë me paratë tuaja. Filloni një rrugë më të mirë krediti duke porositur një kopje raporti të kreditit tuaj. Kur të dini se çfarë ka në këtë raport, ju mund të jeni proaktiv rreth korrigjimit të gabimeve të cilat kanë ulur pikët tuaja pa e ditur arsyen. Konsumatorët mund të marrin një kopje falas të shpenzimit të kredive çdo 12 muaj, të paktën në bankat kryesore.
- Keni disa burime të ardhurash
Ju nuk ndjeheni i frikësuar se mund të humbisni punën për shkak të një burimi të ardhurash. Si shtesë e punës më kohë të plotë ju keni dhe një biznes anësor që ju sjell të ardhura. Pra ju i investoni paratë. Në këtë mënyrë, kur ka zhurma për lëvizje në punën tuaj, ju ndjeheni i qetë sepse keni një linjë tjetër të ardhurash.
- Ju nuk merrni këshilla nga çdokush
Një pjesë e keqe e këshillave për paratë mund t’ju vendos në një rrënim financiar. Një sukses financiar nuk mund të ndodhë kur merrni këshilla nga persona të pakualifikuar. Kjo përfshin miqtë, familjen, nuk është e thënë të jenë këshilltarët më të mirë të parasë. Në vend të kësaj, kur kërkoni një guidë financiare, ju duhet të kërkoni për këshilltarë profesionistë të planifikimit të parave.
- Ju e dini ndryshimin mes çfarë është e domosdoshme dhe çfarë dëshiroj
Kur jetoni një jetë të suksesshëm financiarisht, ju e dini diferencën mes nevojave dhe dëshirave. Ju nuk lini mënjanë domosdoshmëritë dhe të përballoni gjërat që nuk ju duhen. Ju e kuptoni dhe e pranoni benefitin e vonesës për një dëshirë në mënyrë që të arrini objektivat tuaja financiare. Nëse keni vështirësi t’i diferenconi domosdoshmëritë me dëshirat, merrni kohë të mendoni gjatë rreth blerjeve tuaja. Ndalo dhe pyet veten “ Është kjo çfarë më duhet apo që dëshiroj”? Nëse jeni i pasigurt, në vend që të nxitoni ta blini, merrni disa ditë kohë të mendoni nëse mund të bëni pa këtë blerje ose nëse ju duhet domosdoshmërisht për ta blerë, dhe më pas veproni.
- Nuk je i mbytur nga borxhet
Është e lehte të bëhesh financiarisht i suksesshëm nëse keni një shkallë të ulët të borxheve dhe të ardhurave. Ata të cilët janë në majat e suksesit e dinë kur ta mbyllin kuletën dhe të ndalojnë së shpenzuari përpara. Ata e dinë se karta e kreditit nuk duhet të jetë arsyeja për të bërë çdo ditë blerje.
- Keni një buxhet
Buxhetimi është një detyrim për një sukses financiar. Ju ndiqni rregullisht të ardhurat tuaja, shpenzimet mujore, si dhe keni një ide të qartë rreth faturave. Ju nuk e bëni këtë gjë vetëm kur viheni në vështirësi, por e keni si zbavitje, sepse e dini se buxheti është një vegël që ju ndihmon të menaxhoni mirë paratë tuaja dhe të ndaloni t’i mbishpenzoni.
- Keni fonde emergjence
Të ruani është një mënyrë në jetën tuaj. Nëse një plan për heqje të një fondi emergjence ju vjen në dorë, ju duhet të jeni të përgatitur. Karta e kreditit apo marrja borxh nga familjarët dhe shokët nuk është zgjedhja juaj e parë. Keni të paktën tre deri në gjashtë muaj të ruani apo të hiqni mënjanë, dhe nuk keni pse të tërhiqni nga fondi i emergjencës, vetëm në rast se është domosdoshmërisht një emergjencë.
- Jeni duke hequr mënjanë për pensionin
Në vend që të fokusoheni në të tashmen, ju keni një vizion për atë çfarë do të vijë më pas. Ju e kuptoni impaktin e kohës që ka rreth parasë, kështu që investoni sa më shpejt të jetë e mundur. Ju filloni të hiqni mënjanë për pensionin tuaj.
- Ju nuk blini thjesht për qejf
Ju jeni nën kontroll të shpenzimeve tuaja dhe ju bëni pazar me një qëllim. Dhe pse të bërit pazar mund të jetë një qejf, ju shikoni gjithmonë për gjërat që kanë ulje apo çmime interesante, duke u ngurtësuar sa më shumë të jetë e mundshme. Për një sukses financiar ju nuk bëni pazar për të mbushur rikrijimin tuaj shpirtëror. Në vend të saj, pazari është thjesht një nevojë për të bërë një blerje.
Ada Xhagolli/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.