10 plazhet më të mira për fëmijët në Europë

Fëmijët janë gjithnjë e më të vështirë për t’u menaxhuar. Ata kanë nevojë për një monitorim të vazhdueshëm, por si mundet një prind të gëzojë pushimet duke qenë i fokusuar në këtë terren të vështirë?
Përgjigja që kërkoni mund të jetë një resort “all –inclusive”, ku mbizotërojnë aktivitetet e shumta dhe ku fëmijët mund të takohen me të vegjëlit e tjerë të moshës së tyre.
Ja disa nga vendet ku mund të pushoni të qetë dhe fëmijët tuaj të kënaqen:
Karavostási, Greqi
Në bregdetin veri-perëndimor të Greqisë dhe pranë resorteve të mëdha, si një nga destinacionet më të përshtatshëm për fëmijët, ndodhet Karavostási.
Duke marrë parasysh bukurinë e rërës, bregdetin e gjatë rreth 500 metra të gjatë, Karavostási shtrihet në një det të pastër ngjyrë blu. Plazhi, me rërë ngjyrë të kuqerremtë në kafe, është i gjatë dhe i gjerë duke e ndarë atë larg nga rrugët e makinave dhe trafikut, çka e bën këtë një zonë të qetë dhe larg zhurmës.
Në këtë zonë uji është i pastër dhe nuk ka shumë shkëmbinj, kështu që plazhi është i përshtatshëm për fëmijët e vegjël. Rezervat afër natyrës dhe rrënojat e lashta e kanë mbajtur këtë zonë mbrojtur nga ndërhyrjet e njeriut.
Lindos, Rhodes, Greqi
Shtëpitë karakteristike të bardha të ndërtuara në një kodër sipër një gjiri me rërë, e bën Lindos një zonë relativisht të qetë në krahasim me pjesën tjetër të Rhodes.
Ky qytet cilësohet si një vend pa makina, me rrugica karakteristike me kalldrëm, ku fëmijët mund të zgjedhin të ngjiten me gomar. Prandaj dhe ky qytet është kaq i veçantë dhe i mahnitshëm për sigurinë e fëmijëve.
Praia de Barranco, Algarve, Portugali
Nëse keni interes për të luajtur golf, tenis ose të udhëtoni me fëmijët në çdo moshë , Pine Cliffs është vendi ideal për ju.
Akademia e tenisit jep mësime nga agimi deri në muzg. Kjo akademi ofron kurse të moshave të ndryshme si për fëmijët nga mosha 6 -7 vjeç dhe klubi i të rinjve nga 8-13 vjeç. Apartamentet të projektuara për familje ofrojnë 2 deri në 3 dhoma, si dhe resorte me shumë restorante duke pasur një ushqim fantastik dhe një mjedis përrallor.
Carvoeiro, Algarve, Portugali
Ky plazh i vogël është një dhuratë nga perëndia. Një fshat i vjetër peshkimi i cili pavarësisht zhvillimit nuk ka humbur bukurinë e saj.
Plazhet në këtë zonë janë të dekoruara nga dyqanet dhe baret e akulloreve, si dhe sheshi kryesor ku grupet muzikore performojnë shpesh muzikë.
Këtu ndodhen shkëmbinj për t’u eksploruar, yje deti dhe gafore të vogla. Ndër aktivitetet e shumta në këtë zonë mund të përmendim sportet e ujit dhe anijet nga të cilat ju mund të vizitoni shpellat përgjatë këtij bregdeti.
Llafranc, Costa Brava, Spanjë
Llafranc është vendi më perfekt për të kaluar një pushim të qetë familjar. E vendosur në këndin verilindor të Spanjës, Kosta Brava përbëhet nga limane të vogla dhe një bregdet i thyer kodrinor.
Dikur ka qenë vendi i frekuentuar nga artistët e filmave. Sot ky gji ranor dhe ujërat me ngjyrë blu popullohet në periferi nga ndërtesat e ulëta me ngjyrë të bardhë duke e zbukuruar nga dritat e restoranteve dhe hoteleve moderne.
Puerto de Alcudia, Majorca, Spanjë
Puerto de Alcudia ju ofron pushime fantastike dhe do të tërheqë në radhë të parë familjarët të cilët vendosin lumturinë e fëmijëve të tyre në radhë të parë, por nuk duan të sakrifikojnë stilin dhe luksin e tyre.
Resortet ofrojnë ushqim dhe lehtësira të shkëlqyera, duke përfshirë disa pishina të grupmoshave të ndryshme.
Qyteti historik i Alcudias është pesë minuta larg dhe Majorka vetëm 35 milje larg.
Çıralı, Antalya, Turqi
I rrethuar nga pyjet, malet, pemët e limonave dhe fermat, Cirali, shtrihet në jug-perëndim të Turqisë, si dhe është një nga plazhet më të paprekura dhe të rekomanduara nga ne.
Ky qytet ka një shumëllojshmëri të mirë të restoranteve, monumente të lashta, tempujt dhe ekskursione.
Plazhi me guralecë ndodhet në një gji të mbrojtur dhe është vendi ideal për të parë breshka uji që çelin vezët e tyre nga mesi i korrikut deri në mes të shtatorit. Zhvillimi është minimal, në sajë të mbrojtjes mjedisore.
Île d’Oléron, Francë
Ishulli më i madh i Francës pas Korsikës, është gjithashtu më i madhi për çiklizëm, rreth 70 milje korsi biçikletash mund të kalojë nëpër fushat, pyjet me pisha dhe moçalishtet.
Megjithatë, për familjarët në këtë ishull, karakteristike janë plazhet me rërë, të gjatë dhe të pa prekur. Ka edhe plazhe më të gjatë ranore përgjatë bregdetit jug-perëndimor.
Kalabria, Itali
Kalabria zë të gjithë gishtin e Italisë, por nuk funksionon dukshëm si Siçilia apo Pulia në broshurat verore italiane. Kalabria cilësohet si një det shkëmbor me rërën e butë e të bardhë.
Qyteti i vjetër ofron lokale dhe bare fantastike dhe shtrihet në shkëmbinjtë sipër plazhit me rërë.
Makarska Riviera, Kroaci
Makarska përqendrohet nga një port i rrethuar me palma dhe kafene, me anijet dhe ekskursionet, duke u drejtuar në ishujt më të afërt. Ju mund të ecni përgjatë shëtitores në plazhin kryesor të qytetit.
Përgjatë bregdetit qëndron plazhi Buba bar në një gji me çadra kashte, shezllonë druri dhe muzikë të ulët DJ. Pak metra larg me autobus ndodhet plazhi Punta Rata me guralecë, një vend ideal për fëmijët. Pranë Makarskas ngrihen lartësitë shkëmborë të malit Biokovo.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.