10 vendet amerikane ku duhanpirja vret më shumë njerëz

Keni vendosur të konsumoni duhan? Duhet ta rimendoni. Cigaret janë shkaktari i 29% i të gjithë vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara, kjo sipas një studimi që kërkuesit e shoqërisë amerikane të kancerit kanë zbuluar. Ja kush janë 10 shtetet të cilat kanë nevojë për një ndërhyrje urgjente për shkak të shkallës së lartë të vdekjeve nga kanceri i shkaktuar nga duhani:
10. Nevada
Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nga pirja e duhanit është 30.9%.
Vetëm 17.5% e adoleshentëve në Nevada konsumojnë duhan, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Duhanit. Taksat ndaj duhanit janë 1.8$ për paketë, e cila është më e lartë se normalja në vendet e tjera. Gjithsesi pirja e duhanit lejohet në bare, kazino, dhe në vende të mbyllura të restoranteve.
9.Oklahoma
Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nga pirja e duhanit është 31.1%.
Rreth 2500 shtetas të Oklahomës, vdiqën nga kanceri i shkaktuar nga duhani në vitin 2014. Duhani ishte shkaktari për 36% të meshkujve dhe 25% të femrave. Ky vend i ka dobësuar rregullat e ndalimit të duhanit.
8. Alabama
Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nga konsumi i duhanit është 31.3%.
Rreth 10180 vdekje janë shkaktuar nga kanceri i duhanit në vitin 2014. Rreth 21% e popullatës së duhanpirësve. Taksa e duhanit është 67.5% për paketë. Dhe ky shtet ka dobësuar ligjet për konsumin e saj në të gjitha kategoritë.
7. Missouri
Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nga konsumi i duhanit është 31.3%
Me 17 cent për paketë, Missoui ka taksën më të ulët për cigare në Shtetet e Bashkuara. Rreth 22% e të rriturve konsumojnë duhan.
6. Alaska
Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nga konsumi i duhanit është 31.4%
Alaska renditet e dyta për shkallën e vdekjeve nga kanceri të shkaktuara mes grave, me 27.5%. Kjo sepse shkalla e përhapjes si në meshkuj dhe femra është thuajse e njëjtë. Shkalla e duhanpirësve mes vendasve të Alaskës dhe Amerikanëve të Alaskës është shumë e lartë, me 42%, të cilët përbëjnë dhe 15% të të gjithë popullsisë së shtetit.
5. Lousiana
Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nga konsumi i duhanit është 32.6%
Thuajse një e treta e 9350 vdekjeve nga kanceri në Louisiana në vitin 2014 lidhen me duhanpirjen. Kjo është e barabartë me 22% e popullsisë së duhanpirësve dhe taksa për paketë është 1.08$.
4. West Virginia
Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nga pirja e duhanit është 32.6%
West Virginia ka të njëjtin nivel vdekjesh të kancerit të shkaktuar nga duhani me Louisiana. Rreth 26% e të rriturve konsumojnë duhan, duke qenë shkalla më e lartë në vend. Por ka disa ligje strikte për duhanin dhe disa nga këto kanë rezultuar pa sukses.
3. Tennessee
Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nga pirja e duhanit është 32.9%. Në këtë shtet, një e treta e vdekjeve nga kanceri i atribuohen pirjes së duhanit, përfshirë 39% në vdekjet nga kanceri tek meshkujt. Taksa e cigares është 62 cent për paketë. 22% e të gjithë të rriturve konsumojnë duhan.
2. Arkansas
Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nga konsumi i duhanit është 33.5%
Vdekja e lidhur nga kanceri dhe duhanpirjes ka vrarë thuajse 2175 Arkansas në vitin 2014. 40% e sëmundjeve të kancerit në meshkujt, fajësojnë cigaret. Ky vend ka shkallën e katërt më të lartë në vdekjet e grave si pasojë e kancerit që lidhet me duhanpirjen. Thuajse një e katërta e popullsisë së vendit janë duhanpirës, një nga shkallët më të larta në kontinent.
1. Kentucky
Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nga pirja e duhanit është 34 %
Kentucky udhëheq kombin në përqindjen më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga kanceri si pasojë e pirjes së duhanit, me 3452 njerëz që nga viti 2014. 29% e vdekjeve nga kanceri në femrat lidhet me duhanin, shkalla më e lartë në vend. 26% e popullsisë konsumojnë duhan dhe taksa e cigares është 60 cent për paketë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.