10-vjetori i pavarësisë së Kosovës – Thaçi dekoron Kryeministrin Rama për kontribut të çmuar
Në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, ka dekoruar Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me Medalje Presidenciale.
Thaçi ta se medalja është një vlerësim për kontributin e çmuar të Ramës në shtetndërtimin, konsolidimin dhe integrimin e Kosovës në NATO e BE.
Rama tha se marrja e kësaj medaljeje është “një nga momentet më emocionuese” për të, ndërkohë që përshëndeti marrëdhëniet e shkëlqyera dhe rrugëtimin e dy vendeve drejt Bashkimit Evropian.
“Është padiskutim një nga momentet më emocionuese për mua, është një nder i jashtëzakonshëm dhe dua tu shpreh të gjithë mirënjohjen time ju personalisht dhe dua të falënderoj Kosovën për këtë emocion kaq të paharrueshëm. Fati ynë është i përbashkët, rruga jonë është e përbashkët, e ardhmja jonë është e përbashkët”.
Kryeministri Edi Rama gjendet në Kosovë i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe pritet të takohet me krerë të institucioneve në vend.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.