“100 dollarë nëse bën vaksinën”. Nisma e re e kryetarit të bashkisë për të nxitur vaksinimin e popullatës
“100 dollarë nëse vaksinohesh!”. Është kjo nisma me e re e kryebashkiakut të Nju Jork, Bill de Blasio për të shtyrë popullatën që të vaksinohet.
“Kush vaksinohet merr 100 dollarë dhe një falenderim për veprimin e përgjegjshëm” ka deklaruar ai.
Në Nju Jork janë regjistruar 2 mijë e 203 raste të reja me Covid duke njohur rritje me 10 herë në krahasim me muajin e kaluar.
Nga ana tjetër, guvernatori I shtetit të Nju Jork, Andreë Cuomo ka vendosur që të gjithë punonjësit shtetërore duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar ose do t’i nënshtrohen testimeve çdo javë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.