100 futbollistët më të kushtueshëm vlejnë sa gjysma e ekonomisë shqiptare – Renditja atipike dhe krahasimi me vendet e tjera!
Observatori i Futbollit (CISE) ka rifreskuar shifrat e vlerave te 100 futbollistëve më të kushtueshëm të globit. Të 100 futbollistët në total kanë një vlerë prej 7.4 miliardë dollarësh, bazuar në vlerësimet e observatorit, me më të kushtueshmin e kësaj liste, Kylian Mbappe, që vlen diçka më shumë se 200 milionë euro. Bëhet fjalë për vlerën në “treg” të kartonit të tyre, si ofrues shërbimi.
7.4 miliardë euro, që vlejnë 100 futbollistët më të kushtueshëm të globit sot, përfaqëson pak më shumë se gjysmën e asaj që prodhon e gjithë ekonomia shqiptare në një vit, më saktësisht rreth 53% të totalit. “Scan Intel” i ka analizuar shifrat në hollësi, për t`i dhënë një nuancë tjetër peshës që ekonomia shqiptare ka, dhe asaj që prodhon në një vit, por edhe për të ilustruar me disa shifra se çfarë vlere ka një sport si futbolli, i cili prej dekadash tashmë përfaqëson jo vetëm një sport apo argëtim, por një industri të mirëfilltë. Ky këndvështrim disi tjetër i shifrave “shënjestron” jo vetëm Shqipërinë, por të gjitha vendet e tjera të Europës, për të kuptuar edhe krahasimin me të tjerët, nëpërmjet shifrave…Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.