100 km ecje në Korçë, Blushi: Do t’ju mbrojmë nga korrupsioni
Kryetari i Libra-s Ben Blushi vazhdoi fushatën e tij “100 km ecje” në qytetin e Korçës.
Ai takoi simpatizantë të shumtë, banorë të qytetit, biznese të vogla, të papunë, të cilët i treguan atij hallet e tyre.
Blushi i ftoi të gjithë të votonin kundër qeverisë, kundër forcave politike, që janë bërë bashkë për të vjedhur popullin.
Në takimet me qytetarë ai u premtoi atyre mbështetjen e Libra-s si e vetmja forcë që ka dalë në rrugë për ti mbrojtur nga krimi dhe korrupsioni.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.