106 vjetori i policisë së shtetit – Lleshaj: Qasjet ku do të fokusohemi, integrim rajonal dhe ai europian
Krijimi i një zone të lëvizjes së lirë, mes Shqipërisë dhe Kosovës, frenimin e emigracionit të paligjshëm, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë këto disa prej masave ku pritet të fokusohet Ministria e Brendshme në kuadër të procesit të integrimit.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me rastin e 106 vjetorit të Policisë së Shtetit u shpreh se dy janë qasjet kryesore ku do të punohet, integrim rajonal dhe ai Evropian . Lleshaj u shpreh se mbështetja e qeverisë do të vijoj për modernizimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të policisë së shtetit.
Ministri e vlerësoi si një mision të vështirë duke shprehur vlerësim për sakrificat e bëra gjatë këtyre viteve, ku që prej vitit 1990, rreth 224 punonjës kanë dhënë jetën.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.