11 qytetet që kanë ushqimin më të shtrenjtë në botë

Rezulton se çmimet e ushqimeve ndryshojnë dhe kjo nuk ndodh vetëm nga një shtet në tjetrin por edhe nëpër qytete të ndryshme do të gjeni çmime të ndryshme.
Bazuar në shportën mesatare të ushqimeve , duke përfshirë këtu produktet e konsumuara gjerësisht në Europë si psh buka, qumështi dhe pula, banka zvicerane UBS ka renditur qytete më të shtrenjta në botë për të ngrënë.
Institucioni financiar pranoi se kjo qasje është disi problematike duke thënë se “Një familje me tre fëmijë në Azi nuk ka gjasa të shpenzojë më shumë qumësht dhe mish se një familje në Europë”.
Kjo është dhe arsyeja se përse UBS ka marrë parasysh edhe modelet e konsumit lokal si c është preference për çajin mbi kafen në Rusi apo konsumin e ulët të mishit të derrit në disa rajone të caktuara.
Më poshtë do të gjeni 11 qytete më të shtrenjta në botë për të ngrënë.
1.Paris, Francë
2.Taipei, Taivan
3.Kuala Lumpur, Malajzi
4.Çikago, SHBA
5.Nju Jork, SHBA
6.Oslo, Norvegji
7.Kopenhagen, Danimarkë
8.Tokio, Japoni
9.Seoul, Korea e Jugut
10.Zyrih, Zvicër
11.Gjenevë, Zvicër
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.