114 vende vakante në shëndetësi – Rihapen aplikimet, afati fundit 25 qershori
114 vende rezultojnë vakante në shëndetësi, përkatësisht 104 pozicione për infermierë, 7 në teknikë laboratori, 2 mami dhe 1 teknikë imazherie. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rihapur aplikimet për punësimin sipas kategorive në platformën infermierepershqiperine.al.
Aplikimet për punësim do të jenë të hapura deri më 25 qershor. Vendet e lira të punës sipas qarqeve i gjeni në http://infermierepershqiperine.al/paaneli_aplikim_aplikant/vende-vakante/infermier_118/.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.