124 milionë lekë për transportin e mësuesve dhe nxënësve në shkollë/ Cilat zona i përkasin listës së Drejtorisë Rajonale të Arsimit?
Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë ka shpallur një tender me fond 124.4 milionë lekë, për transportin e mësuesve dhe nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit.
Projekti është i ndarë në 16 lote, përfshirë linjat e zyrës vendore arsimore në Belsh, Pogradec, Përrenjas, Peqin, Librazhd, etj. Sipas të dhënave të tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi do të vihet në funksion të shërbimit të transportit, për deri në fund të vitit 2021.
Më poshtë, ndarja në lote dhe lista e zyrave vendore arsimore që janë pjesë e projektit.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.