13 raste të reja me COVID në Shqipëri! Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat e moshës të atyre që po shërohen
Në 24 orët e fundit janë kryer 233 testime në persona të dyshuar prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me Covid-19. Deri në këto momente janë realizuar 3877 testime, prej të cilëve 446 raste kanë rezultuar pozitivë. Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin në 217.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria ka raste të shëruara në të gjitha grupmoshat. Në Shërbimin Infektiv aktualisht 41 janë të shtruar, 6 pacientë prej tyre në terapi intensive ndërsa 2 të intubuar. Në spitalin Covid 2 janë 8 pacientë, 6 prej tyre në terapi intensive dhe 5 të intubuar. Në të dy spitalet 49 pacientë po marrin shërbimin.
Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuar në 24 orët e fundit kontakte të rasteve të mëparshme.
Ministria e Shëndetësisë u kërkon qytetarëve që të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social dhe është e rëmdësishme që masat të respektohet maksimalisht duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.